Nga fillimi i muajit mars të vitit të ardhshëm (2027), do të fluturohet direkt nga Dubai për në Shkup. Njëkohësisht po zhvillohen bisedime dhe po shqyrtohet mundësia për lidhjen direkte të Ohrit me një nga aeroportet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Këtë e bëri të ditur Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve në Kuvend.
Në kuadër të marrëveshjes me EBA-në, po zhvillohen bisedime intensive për hapjen e linjave të reja ajrore, çka do të mundësojë lidhje më të mirë infrastrukturore dhe turistike.

