Maqedonia e Veriut po merr pjesë në MÜSİAD EXPO 2026 në Stamboll, një nga ngjarjet ndërkombëtare që synon forcimin e tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik.
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, bëri të ditur se pjesëmarrja në këtë forum paraqet mundësi për promovimin e potencialit ekonomik të vendit, krijimin e kontakteve të reja me komunitetin ndërkombëtar të biznesit dhe hapjen e perspektivave për investime e partneritete të reja.
“Synimi ynë është i qartë: më shumë mundësi për bizneset tona, më shumë investime dhe një ekonomi më konkurruese e më e hapur ndaj tregjeve ndërkombëtare”, deklaroi Durmishi.
Pjesëmarrja në MÜSİAD EXPO 2026 synon gjithashtu të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

