Sot në Nju Jork, së bashku me Kryeministrin dhe delegacionin qeveritar, zv/kryeministri Bekim Sali mori pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Në një kohë sfidash të përbashkëta, dialogu, bashkëpunimi dhe partneriteti ndërkombëtar janë më të rëndësishëm se kurrë.
Prania jonë në këtë forum botëror është mundësi për të afirmuar prioritetet e Maqedonisë së Veriut, për të forcuar partneritetet dhe për të përcjellë angazhimin tonë për zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet dhe një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja”, njoftoi me këtë rast Sali.

