Kolumna

Prej Agjendës së Blertë do të realizohet vetëm shtrenjtimi i “najllonave”

Shkruan: Emad Mehmeti

Sot isha në market mora disa sende që më duheshin. Dhe kur arrita të bëj pagesën ndodhi e papritura.

Unë: “Ku janë qeset?” – i thash shitëses.
Shitësja: “Merr, merr sa të duash – 15 denarë është copa.”
Unë: “Si 15 denarë një qese?”
Shitësja: “Po, po, ligjet e blerta ja filluan të hyjnë në fuqi!”
Unë: “A e di çka, në krahë do t’i mbajë këto krejt sendet që i mora, a 15 denarë s’i jap. Nuk e di a është shkaku i kopracisë, apo se me hyni inati – duke menduar se me siguri këtë tender të qeseve e ka marrë ndonjë funksionarë i ekologjisë së blertë nga #BDI.”