Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, mori pjesë si përfaqësues i VLEN-it në Konferencën Rajonale të Partive Politike të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Budva të Malit të Zi.
“Pjesëmarrja në këtë konferencë ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer përvoja, për të dëgjuar perspektiva të ndryshme dhe për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me zhvillimin e rajonit”, deklaroi Mela.
Konferenca trajtoi zhvillimet politike dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor, me fokus te investimet, bashkëpunimi rajonal, mundësitë e reja për bizneset dhe forcimi i qëndrueshmërisë demokratike.

