Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, mori pjesë në edicionin e 14-të të manifestimit tradicional “Dita e Groshës” në Tearcë.

Ky manifestim, i cili tashmë është shndërruar në traditë, promovon prodhimin vendor, vlerëson punën e bujqve dhe njëkohësisht kontribuon në ruajtjen dhe përcjelljen e traditave lokale te brezat e rinj.

Në fjalën e tij, Hoxha theksoi rëndësinë e manifestimeve të tilla për promovimin e produkteve bujqësore vendore dhe ruajtjen e traditës.

“Dita e Groshës është shembull i bukur se si një produkt i yni vendor mund të bashkojë traditën, bujqësinë dhe komunitetin. Detyra jonë është që këto produkte t’i promovojmë dhe t’u japim vlerën që meritojnë”, tha Hoxha.

" "

Në fund, Hoxha përgëzoi organizatorët për edicionin e 14-të dhe për përkushtimin e vazhdueshëm në organizimin dhe ruajtjen e këtij manifestimi tradicional.

sqShqip