SPB Tetovë ka dhënë informacion të ri për rastin e raportuar një ditë më parë në disa media, ku pretendohet se një stomatolog ka ngacmuar seksualisht një paciente 23-vjeçare.

Policia njofton se personi i denoncuar është ndaluar, ndërsa ndaj tij do të vijojnë procedurat përkatëse.

Sipas njoftimit zyrtar, më 19.09.2026, në orën 10:55, zyrtarët e Stacionit Policor Tetovë i kanë privuar lirinë një 61-vjeçari nga Tetova. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 190-a të Kodit Penal, “ngacmim seksual”, rast i denoncuar një ditë më herët nga një 23-vjeçare nga Tetova.

Burri është mbajtur në stacionin policor dhe, pasi të përfundojë dokumentimi i rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresa përkatëse, bëjnë të ditur nga SPB Tetovë.

" "
sqShqip