Një grua është prangosur nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lagjen e Trimave në Kumanovë, pasi akuzohet se ka sulmuar fizikisht një të mitur, raporton tvfesta.mk

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 në rrugën „Tode Mendoll“, e njohur si Lagja e Trimave. Burime zyrtare nga SPB Kumanovë bëjnë me dije se e arrestuara është personi me inicialet A.A., 40 vjeçe, banuese në po këtë qytet.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa ndaj 40-vjeçares pritet të ngrihet kallëzim përkatës penal./

sqShqip