Biznesmeni Samir Mane dyshohet se është ndaluar në Aeroportin e Rinasit, sipas disa raportimeve mediatike të publikuara këtë të diel.

Sipas këtyre raportimeve, autoritetet dyshohet se i kanë bllokuar edhe pasaportën, duke mos e lejuar të largohet nga Shqipëria. Deri në këto momente, megjithatë, nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK, Policia e Shtetit apo institucione të tjera që të konfirmojë një masë të tillë.

Zhvillimi i raportuar vjen vetëm pak ditë pasi Mane u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, më 16 shtator.

Paraqitja e tij në SPAK është lidhur në raportimet mediatike me verifikimet për dosjen që përfshin një vilë në kompleksin “Green Coast” në Palasë dhe hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

" "

Për momentin mbetet e paqartë nëse ndalimi i raportuar në Rinas lidhet me këtë çështje apo me ndonjë procedim tjetër.

Pritet një reagim zyrtar i autoriteteve për të sqaruar nëse ndaj biznesmenit është vendosur ndonjë masë që kufizon lëvizjen jashtë vendit.

sqShqip