Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Hashani.
Hashani është përcjellë për në banesën e fundit me nderime të larta ushtarake, në shenjë respekti për kontributin dhe sakrificën e tij gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi, ku familjes, bashkëluftëtarëve dhe të afërmve u janë shprehur ngushëllime.

