Elif Zaide 17 vjeçare nga Dibra e Madhe ka nevojë urgjente për ndihmën tonë, sepse lëviz me karrocë dhe jeton në kushte mjaft të vështira. Ajo dhe familja e saj jetojnë në katin e katërt në një ndërtesë pa ashensor dhe për këtë arsye lëvizja e saj është mjaft e kufizuar, pasi çdo dalje dhe kthim në banesë është një vështirësi në vete. Për këtë arsye
Elifi u bën apel të gjithë bamirësve nga Dibra por edhe nga mbarë viset tjera shqiptare, që t’i ndihmojnë për të ndëruar një shtëpi të vogël.
‘Ajo nuk po kërkon të ndërton ndihmë për ndonjë shtëpi luksoze, por vetëm një shtëpi me dy dhoma që të mund të lëvizë lirshëm njëjtë si shoqet e saj’, thotë për portalin Lideri.mk një familjar i Elifit.

Edhe pse realizohen projekte të shumta për një jetë më të mir të personave me aftësi të kufizuara, përsëri një pjesë e tyre vazhdojnë të kenë probleme të përditshme.

Veçanërisht emocional është apeli i nënës së Elifit, Albanës, e cila është nënë vetëushqyese e cila duhet të kujdeset vetë për tre fëmijët e saj-Elifin dhe dy fëmijë tjerë.

Albana Zaide është një nënë vetushqyese e cila ka tre fëmijë. Elifi është vajza e saj e dytë dhe ka 17 vjet. Nëna e saj, së bashku me dy motrat e tjera për çdo dit janë të detyruara meqë banesën e kanë në katin e katërt të zbresin plot 100 shkalla. Poashtu kur përfundojnë aktivitete ditore për Elifin ata përsëri kalojnë 100 shkalla të tjera për ta ngjitur Elifin në banesën e tyre. Albana Zaide përsërit apelin deri te bamirësit që t’i ndihmojnë t’i ndërtohet një shtëpi e vogël, me qëllim që Elifi të lëvizë pa pengesat me të cilat përballet tani duke jetuar në kat të katërt./Lideri

" "
sqShqip