Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi sot nga Struga se kryeministri Hristijan Mickoski nuk është në listën e publikuar të liderëve dhe zyrtarëve që pritet të takohen me presidentin amerikan Donald Trump.
Filipçe kërkoi gjithashtu transparencë për shpenzimet e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në SHBA, duke pretenduar se delegacioni përbëhet nga më shumë se 50 persona.
Ai akuzoi Qeverinë e Mickoskit se me politikat e saj ekonomike dhe politike po dëmton marrëdhëniet me partnerët strategjikë, përfshirë SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.
Filipçe përmendi edhe uljen e një pjese të ndihmës ushtarake amerikane, duke e cilësuar atë si sinjal për përkeqësim të marrëdhënieve me Uashingtonin.
"
"

