Një skenë e pazakontë është parë në ndeshjen mes Novi Pazarit dhe Maçvës në kampionatin serb të futbollit.

Tifozët boshnjakë të Novi Pazar kanë hedhur një numër të madh pampersash në fushën e lojës, ndërsa nga tribunat janë dëgjuar thirrje kundër Ratko Mladiçit, ish-komandantit serb të dënuar për gjenocid dhe krime lufte.

Sipas mediave boshnjake, protesta lidhet me raportimet se Mladiçi kishte përdorur pampersa gjatë qëndrimit në burgun e Hagës. Mladiçi, i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata ndërkombëtare për krimet e kryera gjatë luftës në Bosnje, vdiq para disa ditësh.

Video në Link: https://www.facebook.com/share/r/1GBt8NHiB1/?mibextid=wwXIfr

" "
sqShqip