Duke pasur parasysh situatën aktuale, hapat e mëposhtëm urgjentë duhet të ndërmerren menjëherë në Kosovë:
1. Formimi i një qeverie teknike gjithëpërfshirëse me mandat 3-mujor.
2. Kjo qeveri teknike duhet të dalë me një qëndrim ose deklaratë për tërheqjen nga marrëveshja e vitit 2013 me Serbinë lidhur me “Asociacionin” (autonomia për pakicën serbe), si dhe nga marrëveshja e vitit 2023.
3. Pezullimi i të gjitha negociatave me Serbinë të ndërmjetësuara nga BE-ja.
4. Pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe konstituimit të parlamentit të ri në përputhje me kërkesat kushtetuese: a) parlamenti duhet ta refuzojë zyrtarisht marrëveshjen e vitit 2013 për “Asociacionin” dhe të dalë me një qëndrim ose deklaratë që refuzon gjithashtu marrëveshjen e vitit 2023, dhe
c) T’i ndalohet zyrtarisht qeverisë së re të Kosovës hyrja në çfarëdo negociate të re me Serbinë derisa të arrihet njohja formale nga ana e Serbisë dhe të amendamentohet Kushtetuta e Serbisë – konkretisht, duke hequr nga Kushtetuta e Serbisë pjesën që ka të bëjë me Kosovën.
Këta hapa urgjentë përcjellin mesazhin te BE-ja se Kosova as nuk do të shkatërrohet, as nuk do t’i nënshtrohet presionit të Serbisë dhe BE-së që synon shkatërrimin e saj të brendshëm përmes “Asociacionit/autonomisë serbe”, pas brezash të tërë sakrificash për çlirim, liri dhe pavarësi. (Autori: Ekrem Krasniqi, Bruksel)

sqShqip