Shqipe Mehmeti-Selimi, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe bashkëshortja e ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka reaguar një ditë pas dënimit të tij me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ajo ka reaguar përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ku shihen djali dhe vajza e saj duke mbajtur së bashku flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krahas fotografisë, Shqipe Mehmeti-Selimi ka shkruar:

“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”

" "

Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në kuadër të aktgjykimit të shkallës së parë.

sqShqip