Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar për hapjen e Njësisë Amë në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit.

Sipas Fazliut, njësia e re do t’u mundësojë banorëve të kësaj zone të marrin shërbime të evidencës amë më afër vendbanimit të tyre, përfshirë certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes, si dhe shërbime të tjera administrative.

“Hapëm Njësinë Amë të Drejtorisë së Librave Amë në fshatin Batincë. Kjo njësi do t’u ofrojë banorëve shërbime të drejtpërdrejta dhe më të afërta”, ka shkruar Fazliu.

Ai thekson se qytetarët nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë larg për dokumentet dhe shërbimet që u nevojiten.

" "

“Një tjetër premtim i realizuar, një tjetër shërbim më afër banorëve të kësaj zone”, ka deklaruar Fazliu.

sqShqip