Rajon - Botë

22 orë në det të hapur! Shpëton për mrekulli 69-vjeçari

Një burrë 69-vjeçar është shpëtuar pasi kaloi 22 orë në det të hapur.

Autoritet e quajtën mbijetesën e tij një “mrekulli”. Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte i vetëm në një varkë pranë prefekturës jugperëndimore të Kagoshima dhe rrugës për në ishullin turistik Yakushima pasdite të së shtunës, kur varka e tij u përmbys.

Ai arriti të thërriste një koleg në ishull për ta ndihmuar por nuk u gjet deri gati një ditë më vonë, tha roja bregdetare për AFP, kur shpëtimtarët e panë atë të ulur në motorin e varkës së tij të përmbysur, duke kapur një pjesë të helikës.

“Ai ishte vetëm në det për 22 orë. Jam i mahnitur nga aftësitë e tij për të mbijetuar,” i tha AFP një zyrtar i rojes bregdetare, duke mos pranuar të identifikohej.

Pamjet dramatike të publikuara nga roja bregdetare treguan një ekip që i afrohej me varkë duke thirrur: “Po vijmë! Edhe pak! Duro fort!”