Sot ishim në Kumanovë për të shënuar fillimin e punimeve për rikonstruimin e plotë të stadiumit ndihmës të KF Bashkimi, me mbështetjen e Ministrisë së Sportit.

Mbi 20 vjet, në këtë stadium janë stërvitur qindra fëmijë dhe të rinj, kanë ëndërruar të bëhen futbollistë dhe kanë merituar kushte shumë më të mira. Por krejt ato vite, stadiumi mbeti në mëshirë të fatit, pa investimin e duhur nga shteti.

Tash e tutje, kjo pamje ndryshon.

Ne nuk investojmë vetëm në fusha sporti, stadiume apo infrastrukturë. Investojmë në fëmijët tanë, në rininë tonë, në talentet e tyre, në ëndrrat e tyre dhe në të ardhmen e tyre.

" "

Si Qeveri për 2 vite po realizojmë mbi 1160 projekte në mbarë vendin dhe qëllimi ynë është i qartë, pra të krijojmë kushte të dinjitetshme për gjeneratat e reja, sepse e meritojnë më të mirën.

Ndërkohë që përgëzoj edhe zëvendësministren e Sportit Safije Sadiku Shahinin për për punën e mrekullueshme që ka bërë për realizimin e këtij projekti.

sqShqip