Vendimi i Gjykatës Speciale dhe dënimet e shqiptuara drakonike kanë tronditur opinionin shqiptar gjithandej.
Por tani është e nevojshme që sa më shpejtë të tejkalohet shoku i përjetuar dhe të reflektohet me gjakftohtësi.

Nuk duhet humbur të gjitha shpresat, shkruan portali Lideri.mk.

Vendimi nuk është final, tani pritet abkimimi i tij. Deri në përfundimin e procesit të ankimimit është me rëndësi të reflektohet si është më së miri.

Pjesë e këtij reflektimi duhet patjetër të jetë edhe një kërkim falje e sinqertë e të gjithë atyre që kanë votuar në Kuvendin e Kosovës vendimin për themelimin e Spzciales. Vota e tyre ia dha mundësinë Gjykatësit që sot ta shqipton dënimin në emër te popullit të Kosovës. Prandaj kërkim falja publike e atyre që votuan Specialen, do të kishte jo vetëm peshë simbolike, por edhe peshë esenciale, ndoshta më tepër se pesha simbolike.

" "

Sado që formalisht nuk do ta shfuqizonte, megjithatë jo formalisht do ta zhvleftësonte thirrjen e Gjykatës Speciale në emër të popullit të Kosovës gjatë shqiptimit të një vendimi që aq shumë e shqetësoi dhe e acaroi pikërisht popullin e Kosovës.

Për këtë arsye nuk duhet të taktizojnë as ata që votuan drejtpërdrejtë, e as ata që e përkrahën prej anash vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale. Nëse deri sot kanë menduar se janë të pagabueshëm, sot është momenti për vetedijësim pa vonesë për gabimin trashanik që kanë bërë lidhur me specialen, shkruan portali Lideri.mk.

Duhet të bëhen bashkë dhe qoftë në mënyrë dekkarative, qoftë të nënshkruajnë një dokument me të cilin distancohen nga vendimi i gabuar që solli deri te dënimet e sotme drakonike.

Një veprim të tillë ia kanë borxh Popullit të Kosovës, gjithë Shqiptarëve, por mbi të gjitha ia kanë borxh Çlirimtarëve, sepse në atë mënyrë do t’u ndihmonin që vendimi i sotëm të ulet, e ndoshta edhe të ndryshon plotësisht në favor të Çlirimtarëve gjatë ankimimit në nivel Apeli!/Lideri

sqShqip