Një tjetër sukses akademik i një studenteje nga Kosova është shënuar në Finlandë.
Albulena Kokollari nga Suhareka ka përfunduar me sukses studimet dhe është diplomuar me Master Shkencor në Efiçiencë të Energjisë, në Fakultetin e Arkitekturës, shkruan AlbanianEducation.net.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kokollari përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë momente nga dita e diplomimit dhe ka shprehur emocionet e saj për këtë arritje.
“Një ditë e veçantë me njerëzit e mi të veçantë. E diplomuar në Master Shkencor në Efiçiencë të Energjisë në Fakultetin e Arkitekturës🎓”, ka shkruar ajo, duke shoqëruar postimin me fotografi nga ceremonia e diplomimit.
Arritja e Albulena Kokollarit përfaqëson një shembull pozitiv të të rinjve nga Kosova që ndjekin studimet dhe ndërtojnë karrierën e tyre akademike jashtë vendit.

