Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas shqiptimit të dënimit nga Gjykata Speciale në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Ai ka thënë se ky vendim nuk u mor në emër të popullit, shkruan lajmi.net.

“Kjo gjykatë është iniciuar dhe korruptuar nga Serbia dhe Rusia, si dhe nga argatët e tyre brenda Kosovës. UÇK-ja është e pastër. Luftëtari është luftëtar, tradhtari është tradhtar”, ka shkruar Lushtaku. /Lajmi.net/

sqShqip