Nën atmosferë emocioni dhe ankthi, qytetarët e Kosovës kanë kaluar natën në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, në pritje të vendimit të Hagës për ish krerët e UÇK-së. Nën tingujt e këngëve patriotike, qytetarët ndezën “zjarret e lirisë” rreth sloganeve “Liria ka emër” dhe “Kosova ju pret”.

Ankthi ka zbardhur dhe orët e para të mëngjesit. Qytetarët shpresojnë në një vendim lirues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, derisa thonë se presin kthimin e tyre në Kosovë.

Bie akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj krerëve të UÇK-së
16.09.2026
“Jemi tërë natën këtu, na kanë pruar çaj e kafe. Jemi duke e pritur lirimin e tyre. Kjo tokë nuk mundet me pas liri pa qenë ata këtu. Një fëmijë nëntë vjeç që ka dhënë jetën për këtë tokë, ata janë dëshmitarë të tij, e sot me naj marrë ata e me i mbajtë nuk ia vlen dhe çoftë nevoja edhe jetën me dhanë të gjithë po ky shtet nuk duhet asgjë nëse nuk lirohen ata. Qysh e kemi çliruar Kosovën nga serbët, duhet edhe nga kjo Hagë,” u shpreh një qytetar nga sheshi.

“Besoj që i gjithë populli i Kosovës pret një vendim lirues për krerët e UÇK-së. Janë emocionuese në ankth sidomos për familjarët po edhe për ne. E presim me emocione të shumta. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të shpallen të pafajshëm sepse lufta e UÇK ka qenë e pastër, e drejtë dhe çlirimtare. Nuk dua dhe nuk e mendoj atë pjesë, intuita ka qenë për vendimin lirues, një popull i tërë nuk mund të fajësohet. Dënimi për ta është dënim për popullin,” tha një qytetar.

" "

“Shumë mirë kemi kaluar, jemi ndje shumë mirë dhe krenarë. Presim çlirimtarët në vendin e tyre, e meritojnë, nuk është asgjë çka kemi bë mbrëmë, është më e pakta. Jemi shumë krenarë. Nuk besoj negativ, besoj vetëm në të drejtën dhe të mirën,” tha një tjetër qytetar.

“E kemi kaluar një natë me këngë, vullnet me shpresë të madhe për liri për çlirimtarët tonë. Kemi shumë parolla në emër të popullit kërkojmë lirinë e tyre, shpresoj që kjo gjykatë të marrë një vendim pozitiv. Ne kemi bë një luftë të drejtë, ne nuk kemi bë gjenocid, e as krime lufte. Urojë të ndalen vuajtjet ndaj kombit tonë dhe drejtësia të triumfojë. Kur jam zgjuar kishte foluar zemra me më rrah, me një emocion jo të mirë,” u shpreh një qytetar.

Shpallja e aktgjykimit në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, krahas interesit kombëtar dhe rajonal, ka marrë vëmendjen botërore.

sqShqip