Ndoshta titulli më adekuat për këtë kolumnë do të ishte ‘(S)A kanë bazë ta kritikojnë ministrin Shasivari ata që e përkrahën formimin e Gjykatës Speciale në Hagë?’, sepse në një shoqëri demokratike kuptohet se gjithkush ka të drejtë ta kritikojë gjithkënd, e mbi të gjitha opozita dhe përkrahësit e saj kanë të drejtë ta kritikojnë pushtetin. Por ezenca është se për të kritikuar diçka, duhet të ekzistojë bazë për një gjë të tillë.

Në rastin e kritikave ndaj ministrit të drejtësisë, Jeton Shasivari dhe një qëndrimi të tij më tepër profesional, se sa politik, duket se ka shumë pak, të mos themi aspak, bazë për kritikë, shkruan Lideri.mk.

Pse e themi këtë?

Sepse formimi i Speciales në Hagë nuk ka ndodhur para 5-6 shekujve, por ka ndodhur para disa viteve. Dihet qartë se kush e ka përkrahur dhe kush ka qenë kundër saj dhe këtu nuk ka shumë vend për debat. Vetvetiu, pa e theksuar aspak ne si mefium, është e qartë se ata që e kanë përkrahur formimin e Speciales nuk kanë fare të drejtë të kritikojnë dikë që nuk e ka përkrahur Specialen, pse paska shprehur një qëndrim ose mendim të tij. Sepse nëse ministri Shasivari duhet të japë përgjegjësi që gjoja me qëndrimin e tij paska barazuar viktimën dhe agresorin, atëherë çka duhet të themi për ata që e kanë përkrahur deklarativisht e me votë formimin e Speciales dhe asnjëherë nuk kanë kërkuar falje para opinionit për një gjë të tillë? Përgjegjësia e tyre kuptohet se është qindra e mijëra here më e madhe se ajo e Shasivarit, sikurse janë fajtorë për barazimi i viktimës me agresorin. Atë përgjegjësi nuk e zvogëlon aspak (pot ndoshta e shton më tepër) fraza boshe se formimi i Speciales paska qenë një “kompromis i domosdoshëm”, sepse si kompromis të tillë na e shitnin edhe mos shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në Veri.

" "

Prej këtu vjen konstatimi logjik se çdo kritikë ndaj Shasivarit është tentim i pasuksesshëm për të shpërlarë ndërgjegjen e njollosur nga përkrahja dhe vota e dhënë në favor të formimit të Speciales. Çdo tentim për të hedhur përgjegjësinë te dikush tjerë jashta “rrethit vicioz” që përkrahu me qëndrime e me votë Specialen, vetëm se e thekson edhe më tepër përgjegjësinë e tyre. Njëkohësisht kjo revolton opinionin, pasi e merr si nënçmim të intelegjencës së tyre tentimin për ta bindur se ata që nuk e kanë përkrahur Specialen janë më shumë fajtorë për vendimet e saj, se ata që e kanë përkrahur.

Opinioni nuk i pranon këto insinuata, ashtu siç nuk i pranon insinuatat se ministri Shasivari gjoja qenka shërbëtor i Karakamishevës, sepse vijnë nga ata shqiptarë që për veten mendojnë se i ka deleguar Zoti pikërisht për të qenë shërbëtorë të Karakamishevës, shkruan Lideri.mk.

P. S. Ndërkohë kundër ministrit Jeton Shasivari paska reaguar edhe Berat Buzhala. Inderuari Astrit Gashi me siguri do të kishte thënë efhr një herë se deri sa e kritikon Buzhala, Jeton Shasivari i ka punët shumë mirë./Lideri

sqShqip