Një qese 15 denarë nga dita e mërkurë
Në Maqedoninë e Veriut 1 dhjetori një qese në market do të kushtojë 15 denarë.
Kjo masë hyn në fuqi në përputhje me Ligjin e ri për menaxhimin e ambalazheve dhe mbeturinave nga ambalazhi, përcjell INA.
Marketet dhe dyqanet e tjera deri më tani për një qese najloni paguanin nga 1 deri në 10 denarë, por ato ndalohen përfundimisht.
Gjithashtu, për herë të parë që nga e mërkura, vendoset ndalimi i përdorimit të ambalazheve plastike për një përdorim në zonat e mbrojtura.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini theksoi se këto ligje do të mundësojnë evropianizimin përfundimtar të menaxhimit të mbeturinave.(INA)