LIideri i BDI-së Ali Ahmeti, si dhe dhe çdo marsh tjetër edhe në marshin e sotëm mori pjesë për ti dhënë mbështetje, ish krerëve të UÇK-së, pak ditë para vendimit final që do të japin Dhomat e Specialuzuara në Hagë.

‘’Sot, në Prishtinë, marshuam për Lirinë dhe në mbështetje të Çlirimtarëve. Ky marshim ishte një dëshmi e fuqishme se liria nuk është vetëm kujtim i një të kaluare të lavdishme, por vlerë që mbrohet dhe dëshmohet çdo ditë. Kosova sot foli fuqishëm, duke shprehur mirënjohjen për ata që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e saj’’, shkruan Ali Ahmeti në profiling e tij në rrjetet sociale.

Nga pjesëmarrja e lartë e protetuesve, ish themeluesi i UÇK-së në Kosovë, Ali Ahmeti, tha se sot populli e dha verdiktin e tij të qartë që Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe e Selimi të shpallen të pafajshëm
‘’Sot, populli shqiptar e dha verdiktin e tij të qartë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin i shpall TË PAFAJSHËM❗️- thekson Ahmeti

Ahmeti kujton faktin se UÇK-ja është pjesë e historisë së Kosovës dhe e kujtesës së përbashkët të të gjithë atyre që besuan dhe luftuan për lirinë.

" "

‘’Nga Prishtina, sot përcollëm mesazhin se drejtësia dhe liria duhet të ecin bashkë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë! Rroftë Kosova! Rroftë UÇK-ja’’, përfundon postimin Ali Ahmeti.

sqShqip