Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, u ka bërë thirrje publike të gjithë qytetarëve për pjesëmarrje masive në “Marshin për liri”, i cili do të mbahet të shtunën më 12 shtator në Prishtinë.
Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Sela ka nënvizuar se ky marsh organizohet për të mbrojtur pastërtinë e luftës çlirimtare, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare.
“Marsh për lirinë e çlirimtarëve, për të mbrojtur pastërtinë e një lufte të drejtë, dinjitetin dhe krenarinë tonë kombëtare! Të gjithë bashkë, nesër (12 shtator) në ora 14:00 te Sheshi ‘Skënderbeu’ në Prishtinë!“, ka deklaruar Sela.Tubimi i paralajmëruar pritet të mbledhë qytetarë dhe figura publike nga të gjitha trevat shqiptare në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare.(INA)

