Bashkimi Demokratik për Integrim e përshëndeti deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski për gatishmërinë e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse një kërkesë e tillë parashtrohet në Kuvend.
Nga BDI thonë se zgjedhjet do t’u mundësonin qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre dhe do të kontribuonin në legjitimitetin politik e stabilitetin institucional.
Gjithashtu nga BDI theksojnë se vendi ka nevojë për një qeveri stabile, funksionale dhe legjitime që do të reflektojë vullnetin politik dhe përfaqësimin e drejtë të komuniteteve.

