Qeveria zvicerane njoftoi se dëshiron të heqë gjendjen civile “i/e divorcuar”, duke mbështetur iniciativën e deputetes liberale Nadine Gobet.

Gobet, nga Partia Liberale Radikale, kundërshtoi faktin se personat e divorcuar duhet të deklarojnë në formularë se janë të divorcuar, madje edhe vite më vonë.

Parlamenti tani duhet të vendosë për këtë çështje dhe, nëse pranohet, të inicojë ndryshimet e nevojshme ligjore.

Gobet pretendon se kjo etiketime është e tepërt sepse divorci është një çështje juridike e cila është e finalizuar.

" "

Kërkesa që dikush të deklarohet si “i/e divorcuar” përjetësisht do të thotë se një ngjarje private “përjetësohet në mënyrë administrative”, tha ajo.

Gobet propozoi që personat e divorcuar të kthehen në kategorinë “beqar/e” në formularët zyrtarë.

sqShqip