Marin Mea – gazetari që po zbulon kufijtë e vjetër shqiptarë

Përmes hulumtimeve dhe udhëtimeve të tij, gazetari Marin Mea po sjell në vëmendje gjurmët e historisë dhe kufijtë e vjetër të trojeve shqiptare. Me dokumente, dëshmi dhe pamje nga terreni, ai po përpiqet të rikthejë në kujtesë një pjesë të historisë që shpesh ka mbetur në harresë.

Në këtë vazhdimësi, ai ka vizituar fshatin Kastrat afër qytetit Prokuple në Serbi, transmeton portali Lideri.mk.

“Kastrat, rreth 30 km nga Prokuple, Serbi. Fotografi e vitit 2017! Është e çuditshme si është rinovuar kjo tabelë me emrin e vjetër të fshatit. Dikur, kjo zonë ishte pjesë e Sanxhakut të Nishit, ku gjatë viteve 1877–1878, shqiptarët u vranë, u dëbuan masivisht nga trojet e tyre dhe në periudhën që pasoi, një pjesë e vogël e popullsisë së mbetur, u asimilua. Sot në këtë fshat nuk ka asnjë banor shqiptar të deklaruar”, ka shkruar Mema, duke paralajmëruar emisionin e tij të radhës./Lideri

" "
sqShqip