Njëzetedyvjeçari Florian Gashi nga Begraca e Kaçanikut po shkëlqen në studimet e tij master për matematikë në Universitetin e Hamburgut në Gjermani. Arsimin fillor ai e kreu në Shkollën Fillore «7 Shtatori» në Begracë, ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin «Skënderbeu» në Kaçanik. I etur për njohuritë e kësaj shkence natyrore, Floriani nuk ndaloi duke studiuar fenomenet matematikore, e sidomos në fushën e gjeometrisë. Si rezultat i kwsa, ai së fundmi ka ka botuar librin e tij të ri “Gjeometri Deskriptive” — një përmbledhje detyrash të zgjidhura me qasje origjinale dhe karakterizime të reja.
Libri është rezultat i punës së tij gjatë dhe pas studimeve në Universitetin e Prishtinës, në fillim të masterit në Universitetin e Hamburgut.
Qëllimi i botimit është lehtësimi i kuptimit dhe aplikimit të kësaj lënde për studentët dhe nxēnësit.

