Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim të destabilitetit, shoqëruar me reshje të rrëmbyehsme të shiut, erë të prëforcuar dhe bubullima. Vende-vende proceset do të jenë më intensive në formë të stuihisë me erë të fuqishme, reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe kushte për breshër. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 16, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 29 deri 35.

Në Shkup, mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për zhvillim të destabilitetit të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme të shiut, erë të prëforcuar dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimaëe do të zbresë deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 35 gradë.

" "

Nesër dhe të enjten pasdite moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale, ndërsa pasdite vende-vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Për shkak të energjisë së madhe në procese, atmosfera lokalisht do të jetë në formë të stuhisë me reshje intensive të rrëmbyehsme të shiut, erë të përforcuar dhe breshër.

Deri në fund të kësaj jave vende-vende do të ketë kushte për destabilitet lokal, i shoqëruar me reshje të rrëmbyehsme, bubullima dhe erë të përforcuar.

sqShqip