Prof.Dr Rexhep Selmani është një nga kirurgët e parë shqiptar në Spitalin shtetëror në Shkup. Njihet si një profesionist i jashtëzakonshëm, njeri bujar dhe i vendosur që të shërbej në maksimum pacientët hallexhinj.

Gëzon një autoritet të madh në mesin jo vetëm të mantelbardhëve në Maqedoni, por edhe në fushën akademike.

Gjithmon duke i shërbyer popullit dhe pacientëve hallexhinj.
Kirurgu, prof-dr Rexhep Selmani është krenaria e Kumanovës. Ai është një ndër kirurgët e parë i cili me punë të palodhshme dhe me shumë sukses arriti në majat e shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Me vite është kirurg në spitalin më prestigjioz shtetëror në Maqedoni, në Klinikën Universitare për kirurgji digjestive,ku me shumë sukses bën operimin kirugjik të patologjive të ndryshme dhe të rrënda të organeve të barkut(abdomenit).

" "

Ai njihet si kirurg me përvoj të madhe për të zgjidhur rastet më të komplikuara të patologjive të ndryshme të organeve të abdomenit.

D-r Selmani një kuadër që vjen nga Kumanova, pas vitit 2001 ishte një nga ministrat e parë shqiptar të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut dhe më vonë morri pozita tjera udhëheqëse në pozitat e drejtorit.

Edhe si minister dhe më von si drejtor arriti që të bëj strategji të qart si ti hap dyert për mjekët e rinj shqiptar që të punësohen në klinikat e spitalit shtetëror në Shkup dhe spitalet tjera të qytetit.

Me një program dhe vision të qartë, arriti për herë të parë ti mbush klinikat me mjekë të rinj shqiptar dhe kuadro mjekësor të arsimit të mesëm, sepse për dallim para vitit 2001, mjekët e rinj shqiptar nuk kishin mundësi për qasje në spitalet dhe klinikat shtetërore.

D-r Selmani, pasi mbaroi doktoratin në fushën e mjekësisë, ai punon edhe profesor në Fakultetin më prestigjioz të mjekësisë në Shkup, pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”.

Prof.Dr. Selmani është një kirurg shumë i respektuar në mesin e pacientëve dhe mantelbardhëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka një familje të mrekullueshme, ku një nga djemt Dr.Ariani ka vazhduar rrugën e mjekësisë që pritet së shpejti të bëhet një kardio-kirurg i dalluar.
Autor i tekstit: REXHEP ADEMI

sqShqip