Në vitin 1990 nxënësit shqiptarë ishin dëbuar nga objekti i Shkollës Teknike në Obiliq. Prej pas luftës deri këtë vit, ky objekt mbahej i uzurpuar nga disa familje minoritare.

Pas 27 viteve uzurpim pas lufte, këtë vit ky objekt është liruar dhe kthyer në shfrytëzim të Komunës së Obiliqit, e cila ka nisur pastrimin e ambienteve brenda dhe jashtë tij.

Veriu.info në maj kishte raportuar se si brenda këtij objekti ishte gjetur një ambulantë e strukturave ilegale serbe.

Zbulimi i ambulantës së strukturave ilegale serbe në Obiliq, ja çka u gjet brenda

" "

Por tash në bodrumin e këtij objekti të ish Shkollës Teknike, janë zbuluar pamje dhe objekte të çuditshme.

Veriu.info ka siguruar pamje ky në bodrum shihet thasë të mbushur tē çuditshëm dhe vjerrur në tavan të bodrumit.

Po ashtu, në bodrum është zbuluar se gjenden edhe një gropë e madhe.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se dyshohet se nën këtë objekt ka edhe varrezë masive nga lufta e fundit.

Shkolla teknike qe nxensit shqipetaret u debuan në vitin 1990 e qe mbahej e ozurpuar nga disa individ qe nga pas lufta, komuna e obiliqit ka filluar pastrimin dhe ne ambientet e saja u gjend nje ambollant e fshahet(qe pat raportu veriu) ne bodrumet e saja gjendet gjera të quditshme.

sqShqip