Qeveria formon grup pune për transportin e të lënduarve dhe viktimave nga aksidenti në Bullgari
Qeveria pas mbledhjes në mbrëmjen e sotme ka njoftuar se është formuar grup pune për të transportuar të lënduarit dhe viktimat nga aksidenti në autostradën “Struma” në Bullgari, shkruan TV21. Grupi i punës do të udhëhiqet nga ministri i Jashtëm Bujar Osmani, ndërkaq marrin pjesë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, ministrja për Punë dh Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.