Maqedoni

Mileva: Sipas një dëshmitari, një i mbijetuar është zhdukur

Dyzet e katër trupa u gjetën në vendin e përplasjes së autobusit, pavarësisht pretendimeve se të paktën 45 njerëz u vranë në aksident, tha zëdhënëse e kryeprokurokurorisë bullgare, Silka Mileva.

“Kështu është matematika e thjeshtë që kemi të dhëna se në autobus ishin 52 pasagjerë. Ne gjetëm 44 kufoma, 7 persona, 4 burra dhe 3 gra u shtruan në spital. Enigma e madhe mbetet – ku është personi i tetë? Ne punojmë sipas atij versioni, nuk duam të ngatërrojmë publikun. “Mund të jetë edhe një deklaratë e papërshtatshme nga një dëshmitar okular”, tha Mileva.

Siç shpjegoi ajo, një nga të mbijetuarit deklaroi kategorikisht se 8 persona u shpëtuan.

Kryehetuesi Sarafov e interpreton këtë dukuri si mundësi që njëri nga pasagjerët e autobusit të ketë kaluar në njërin nga tre autobusët e tjerë që ishin me atë të djegur.

“Për momentin është një enigmë për ne, por do të jetë objekt hetimi”, tha Sarafov.