Një aksident i rëndë trafiku me pasojë tragjike ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00 në rrugën magjistrale Kriva Pallankë–Kumanovë, në afërsi të fshatit Gradec.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një motoçikletë me targa të Negotinës, e drejtuar nga M.N. (50) nga Negotina, është përplasur me mbrojtësen anësore të rrugës.
Si pasojë e plagëve të marra, 50-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.
Ngjarja është raportuar në Stacionin Policor të Kriva Pallankës, ndërsa në vendngjarje ka kryer ekspertizë një ekip policor.
"
"
Autoritetet pritet të përcaktojnë rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

