Maqedoni

Enti për Revizion: BDI ka pranuar dhuratë një veturë të shtrenjtë 33 mijë euro, ligji nuk e lejon

Enti Shtetëror për Revizion ka publikuar të dhënat e revizionit të kryer tek partitë politike për punën e tyre financiare gjatë vitit 2019. Ky raport tregon parregullsi të shumta tek puna e partive më të mëdha politike.

Një nga parregullsitë e vërejtura tek LSDM është se mjetet e grumbulluara nga anëtarësia janë paguar së bashku në xhirollogari, e jo ve; e ve;, raporton Tv Telma.
Revizioni te VMRO-DPMNE ka konstatuar zhytje në birxhe prej 5 milionë eurove.
Sa i përket BDI-së, Enti për Revizion ka konstatuar një veturë dhuratë në vlerë prej 33 mijë eurove, që tejkalon limitin ligjor që sillet rreth 20 mijë euro, transmeton gazeta Lajm.
“Në raportin vjetor për donacione për vitin 2019, BDI ka paraqitur donacion nga person fizik në vlerë prej 2.046.000 mijë denarëve që ka të bëjë për veturë e fituar si dhuratë vitet e kaluara. Vlera e llogaritur e veturës e tejkalon shumën e lejuar të donacionit në vlerë prej 1.318.000 denarëve, që nuk është në pajtim me nenin 16 nga Ligji për financim të partive politike”, thuhet në raportin e ESHR-së.