Kandidati i VLEN për kryetar të Çairit ka realizuar vizita Izet Mexhiti derë më derë në lagjen Dizhon. Me këtë rast ai është pritur edhe nga Xhezair Shaqiri, i njohur si Koamndant Hoxha.

“Derë më derë në lagjen e Dizhonit.
Zhvilluam takime me banorët e kësaj lagjeje, ku dëgjuam shqetësimet dhe idetë e tyre, por edhe konfirmuam mbështetjen e fortë që kanë për ne! Komunikimi i drejtpërdrejtë me çdo familje na jep qartësi për hapat që duhet të ndërmarrim në shërbim të komunitetit.

Dizhoni është sot shembull i investimeve konkrete në infrastrukturë dhe hapësira publike, që po e kthejnë këtë lagje në një model të zhvillimit urban. Ky transformim është rezultat i punës së përbashkët dhe i besimit të ndërsjellë mes banorëve dhe nesh.

Mbështetja e tyre e vazhdueshme është dëshmi e lidhjes së fortë që kemi krijuar dhe garanci se projekti për një Çair modern do të realizohet.

Numri 7 është rruga drejt fitores, për Dizhonin e së nesërmes dhe për një Çair të zhvilluar”, ka shkruar Mexhiti pas këtyre vizitave.

sqShqip