Maqedoni

Rrëfim EMOCIONAL/ Aliti shpëtojë 6 persona por jo edhe djalin e tij 23 vjeç!

Orhan Aliti ishte njëri prej shtatë të mbijetuarve të aksid*entit tr*agjik në Bullgari.Ai kishte arritur të thyej xhamin e pasmë të autobusit dhe të kërcejë në rrugë.
Orhani për fat të keq nuk arriti të shpëtoj djalin e tij 23-vjeçar. Samet Aliti, axha i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregon për RTV Dukagjinin bisedën e fundit me Orhanin i cili edhe i kishte njoftuar për aksi*dentin tragjik. “Informatat e para i kemi marrë pikërisht nga Orhani, që është baba i Visarit që nuk i mbijetoi aksi*dentit.

Në ora 1:20 Orhani ka telefonuar të shoqen në Belgjikë, pasi punojnë në atë vend. Ka lajmërua se autobusi ka marrë fla*kë derisa vet me një vështirësi shumë të madhe ka mundur t’i thyej dritaret e prapme të autobusit dhe të del nga aty”, tha ai.
“Ka qenë rrëmujë afër tij. Kur ka rënë në tokë , siç i ka treguar të shoqes, ka thyer njërën këmbë dhe një unazë të shpinës. Në atë moment i ka bërtit djalit Visarit “kërce Visar, kërce”. Dhe nga ai moment djali nuk i është lajmëruar.

Ai thotë se telefoni i Visarit i ka cingëruar”. Samet Aliti thotë se pas kërcimit nga autobusi Orhani për pak ka qenë duke u aksid*entuar nga një tjetër veturë por është shmangur disi.

Orhan Aliti tashmë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe me vetëdije të plotë. Megjithatë axha i tij thotë se ende nuk i kanë treguar që djali i tij Visari është në mesin e vik*timave.“I janë shmangur disi, duke i thënë policia është duke u marrë me këtë punë”, rrëfen më tej axha i Orhan Alitit.