Lajmet e reja

A do të ketë Prishtina Spital të Përgjithshëm

Për e kundër ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Prishtinë, përmenden dobitë dhe sfidat e këtij projekti të premtuar.

Lexo Edhe:
Mgid
Mgid

Kosova me pak raste, mirëpo Covidi në rajon po bën kërdinë – Gazeta Express

Trajtimi më i mirë i prostatës-100% kënaqësi e garantuar!
Është i vetmi shërbim spitalor në kryeqytet në të cilin drejtohen pacientë me sëmundje të ndryshme.

E duke pasur parasysh fluksin e madh të pacientëve nga i gjithë vendi. të cilët kërkojnë shërbime mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e sidomos mbingarkesa e Emergjencës, kandidatët për kryetarë të komunës premtuan një Spital të Përgjithshëm.

E për nevojën që kryqendra e Kosovës ta ketë këtë spital, ka folur drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani.

Lenjani pohon që ky është një premtim që është bërë shumë herë, por kurrë nuk është realizuar.

Madje vlerësohet se rregullimi i këtij spitali duhet të ketë një plan funksional të mirëfilltë duke pasur parasysh edhe gjendjen e krijuar së fundmi me pandeminë.

Mirëpo mendim të kundërt me drejtorin e Emergjencës, ka njohësi i fushës së shëndetësisë, Bujar Vitia.

Vitia parasheh që është e nevojshme që Qendrat e Mjekësisë Familjare të kryejnë një pjesë të shërbimeve, gjë që do ta lehtësonte punën në QKUK.

Ndërsa, ai shton se mungesa e mjekëve është njëri ndër problemet që do të hasen në rast të ndërtimit të këtij spitali.

Ndërkohë, brenda 24 orëve në Shërbimin Emergjentë adresohen rreth 10 mijë udhëzime për shërbime të ndryshme.

Videon mund ta shihni duke klikuar