Partia Levica ka reaguar ndaj të ardhurave të miratuara për vitin 2026 për „Elektrodistribucioni“, operatorin e rrjetit në kuadër të grupit EVN, duke kritikuar mënyrën se si përcaktohen tarifat dhe përgjegjësia për cilësinë e shërbimit.

Sipas Levicës, Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar të ardhura maksimale të rregulluara prej 11.54 miliardë denarësh, ose mbi 187 milionë euro.

Nga kjo shumë, sipas partisë, përfshihen shpenzime operative, amortizimi, mbulimi i humbjeve në rrjet, si dhe kthimi i rregulluar mbi kapitalin. Vetëm kthimi mbi asetet për vitin 2026 është llogaritur në rreth 1.55 miliardë denarë.

Levica pretendon se, ndërkohë që të ardhurat e operatorit përcaktohen dhe sigurohen përmes modelit tarifor, qytetarët nuk kanë mekanizma të drejtpërdrejtë kompensimi kur përballen me ndërprerje të gjata, luhatje të tensionit apo cilësi të dobët të furnizimit.

" "

Partia thekson gjithashtu se edhe KRRE ka evidentuar përkeqësim të treguesve të ndërprerjeve, ndërsa sistemi i gjobave financiare për cilësi të dobët të shërbimit ende nuk zbatohet.

Levica kërkon publikimin e plotë të përllogaritjes tarifore të EVN-së, duke përfshirë shumën e parashikuar për investime, shpenzime operative, humbje, amortizim dhe kthim mbi kapitalin.

Gjithashtu, kërkohet që çdo përkeqësim i cilësisë së shërbimit të sjellë automatikisht ulje të të ardhurave të miratuara për operatorin, si dhe rishikim të kostove të njohura dhe normës së kthimit, me qëllim uljen e tarifës së rrjetit.

sqShqip