Për dallim prej viteve të fundit, kur vërehej rënie e vazhdueshme, sivjet numri i nxënësve në Tetovë është stabilizuar, e në shumë shkolla ka edhe rritje, transmeton portali Lideri.mk.
Dipas të dhënave nga komuna, më shumë se 840 filloristë dhe 1.100 nxënës të shkollës së mesme fillojnë vitin e ri shkollor.
Nazmi Dauti, nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës ka thënë për TV21, se shifra përfundimtare pritet të rritet edhe më tej, për shkak të regjistrimeve të vonesave.
“Viti i ri shkollor do të filloj më një shtator të këtij viti. Komuna ka bë gjitha përgatitjet gjatë këtyre ditëve të pushimeve dhe janë përgatitur gjitha shkollat për fillim të duhur të procesit edukativ arsimor. Deri në këto momente, në shkollat e mesme janë regjistruar mbi 900 nxënës, dhe procesi do vazhdoj edhe pas fillimit të vitit shkollor, sepse ka prind të cilët, nuk kanë në shtet brenda afateve të regjistrimit dhe këta procedura do vazhdojnë dhe do regjistrohen edhe ata nxënës që duhet të regjistrohen në fillore. Procesi në shkollat e mesme e dini që afati i tretë ka qenë më datë 20 gusht të këtij viti”, tha Nazmi Dauti – Sektori për Arsim, Komuna e Tetovës.

