Shtrenjtohen taksat e shitblerjes për banorët e Likovës
Në seancën e dytë të Këshillit të Komunës së Likovës është sjellur vendim për rritjen e taksave për shitblerje. Ndaj këtij vendimi kanë reaguar këshilltarët e koalicionit ASH-AAA, si në vijim:
Njëra ndër pikët me prekëse ishte ngritja e tatimit të shitblerjeve të tokave ndërtimore dhe bujqësore.
Edhe përkundër krizës ekonomike dhe gjendjes së rënduar ekonomike të banorëve të komunës tonë, kryetari i këshillit propozoi ngritjen e tatimit për shitblerjen e tokave në komunën tonë, kjo për të rritur buxhetin e komunës i cili siç duket nuk është menaxhuar siç duhet dhe nuk i mbulon dot shpenzimet e planifikuara.
Ne këshilltarët e koalacionit votuam kundër këtij propozimi ngaqë me ngritjen e tatimit të shitblerjes së tokës dekurajohen aktivitetet ekonomike duke ngritur kështu çmimin e tokës, gjë e cila çon në ngecje të qarkullimit të kapitalit dhe mungesë të veprimtarive afariste.
Poashtu, në këtë gjendje krize, banorëve të komunës tonë duhet t’u lehtësohet barra e taksave dhe kjo t’u ngritet, mirëpo në mungesë të konsideratës për banorët këshilltarët e BDI-së votuan pro rritjes së tatimit të shitblerjes së tokës.
Po ashtu, në pikën 8 rend dite, u propozua dhënja e lejes për ndërtim në një parcelë në fshatin Llojan, mirëpo organet e komunës nuk shpalosën detaje të mjaftueshme për parcelën dhe llojin e ndërtimit që parashihet të bëhet në atë parcelë. Prandaj, duke dashur të kemi të qartë se për çfarë votojmë konkretisht, ne këshilltarët kërkuam shpjegime shtesë dhe shtyerje të votimit për në seancën e radhës, megjithatë këshilltarët e BDI-së për arsyen të pa shpjeguara e kishin me ngutje çështjen dhe votuan PËR dhënien e lejes.
Në këtë mbledhje këshilltarët e koalicionit kërkuam që në mbledhjen e ardhëshme të diskutohet për sigurimin e paisjeve të nevojshme që mbledhjet e ardhëshme të këshillit komunal të transmetohen drejtëpërdrejt në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në informata që rrjedhin nga mbledhjet e këshillit komunal. Shpresojmë që të gjithë këshilltarët do të jenë të pajtimit që të sigurohen këto paisje dhe të rritet transparenca në komunën tonë.
18.11.2021