Këshilli i Komunës së Gostivarit ka miratuar me unanimitet propozimin për lirimin e qytetarëve nga pagesa e faturave të ujit për muajin gusht, si masë pas krizës së furnizimit me ujë që përfshiu qytetin gjatë kësaj vere.

Kujtojmë se për shkak të ndotjes, uji për një periudhë më se një mujore ishte i ndaluar për pije ndërsa për një periudhë të caktuar as për përdorime teknike.

Me votimin unanim, Këshilli i Gostivarit i dha mbështetje të plotë kësaj mase në favor të qytetarëve të prekur nga kriza e furnizimit me ujë.

sqShqip