Ylber Pilku, New York

Një padrejtësi e madhe mori fund. Drejtësia triumfoi edhe kësaj radhe.

Tani me shumë kënaqësi pritet ardhja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e doktor Sali Berishës, një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare, kryeministrit e presidentit legjendar të Shqipërisë, mikut të afërt të disa presidentëve amerikanë.

Vizita e tij në Amerikë pritet të jetë një mundësi për takime dhe bashkëbisedime me shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në SHBA, si dhe për të përcjellë mesazhe të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
Për komunitetin shqiptar në Amerikë, ardhja e doktor Berishës pritet me interes dhe emocion.

" "

Letra e 7 gushtit e konfirmon pjesëmarrjen e kryetarit të PD-së në aktivitetin e 9–10 shtatorit, pas heqjes së ndalimit të hyrjes në SHBA, edhe zyrtarisht nga Konventa Republikane në Dallas

Konventa Republikane zyrtarisht thotë se Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është konfirmuar si anëtar i delegacionit të Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane që do të mbahet më 9 dhe 10 shtator 2026 në Dallas, Teksas.

Konfirmimi është bërë me letër zyrtare të datës 7 gusht 2026, nënshkruar nga sekretarja e përgjithshme dhe drejtoresha ekzekutive e IDU-së, Tina Mercep.

Ftesa për pjesëmarrje i drejtohej H.E. Prof. Dr. Sali Berisha MP, Chairman, Democratic Party of Albania, Leader of the Opposition.

“IDU është e kënaqur që ju do t’i bashkoheni delegacionit dhe jemi të bindur se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike të Partisë Republikane, do të jetë me vlerë për ju dhe për Partinë Demokratike të Shqipërisë”, thuhet në letër.

Detajet e logjistikës, akreditimit dhe programi i Konventës Republikane në Dallas

Kjo është konventa e parë e mesmandatit e Partisë Republikane. Presidenti Donald Trump, do të flasë të dyja netët dhe do të mbajë fjalimin kryesor më 10 shtator.

Nënkryetari JD Vance do të jetë folësi kryesor të parën natë, më 9 shtator. Aktiviteti pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha të partisë në dhjetë vjet.

Pjesëmarrja e Berishës vjen pas vendimit të qershorit 2026, kur Departamenti i Shtetit lëshoi heqje (waiver) për disa masa 7031(c) të vendosura në vitin 2021, duke e vlerësuar si interes kombëtar.

Berisha e ka cilësuar atë hap si kthim të mundësisë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Në Tiranë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme me anë të një notë verbale shtetërore, kërkojë pas ftesës që procedura e vizës nga ambasada amerikane në Tiranë të mos vonohet.

Partia Demokratike është anëtare e IDU-së, aleancës globale të qendrës së djathtë. Prania e kryedemokratit nga Shqipëria në Dallas, tani që viza është finalizuar dhe Berisha pret nisjen drejt SHBA, do të shënojë kthimin e tij publik në një skenë amerikane pesë vjet pas masës që e ndaloi hyrjen.

sqShqip