Ekonomi

Ndarja e buxhetit: Planifikohet rritje e pagave në administratë nga 5 deri në 10%

Mbi gjysmë miliardë euro janë rezervuar në propozim-buxhetin e vitit të ardhshëm për pagat e punonjësve të administratës shtetërorë, shkruan Alsat.

Ndryshe nga buxheti i këtij viti, për pagat në administratë janë planifikuar 17 milionë euro më shumë.

Nëpunësit do të kenë rritje të pagave prej 5 % në shëndetësi, 15 % në gjyqësor dhe prokurori, në arsim dhe kulturë do të rriten pagat për 7 % kurse shërbimet e inspektimit do të kenë rritje prej 10 %. Aktualisht pagat në këto institucione sillen nga 17 mijë deri në 90 mijë denarë, varësisht nga pozita.

ARSIMI NGA 17.706 deri në 31.548 denarë

GJYQËSORI NGA 16.200 deri në 92.687 denarë

SHËNDETËSIA NGA 26.055 deri në 47.342 denarë

INSPEKTORËT NGA 51.553 deri në 39.077 denarë

3,3 milionë euro janë ndarë për punësim të përkohshëm në të gjithë sektorët. Nga buxheti i shtetit është planifikuar të transferohen 491 milionë euro në Fondin e Sigurimit Pensional për pensione, për të mbuluar deficitin për pagesën e pensioneve për 325 339 qytetarë.

Paralajmërimet e autoriteteve janë se me kërkesë të pensionistëve vitin e ardhshëm në rritjen e pensioneve që ndodh dy herë në vit, për shkak të harmonizimit të shpenzimeve të jetesës, në përllogaritje do të jetë edhe shuma e pagës mesatare në vend. Në shpenzimet e përgjithshme për paga përfshihen edhe shpenzimet për mësimdhënësit, shpenzimet e faturave mujore, për transportin e nxënësve, që transferohen në llogarinë e komunave. Vitin e ardhshëm në llogaritë e komunave nga buxheti qendror, përmes bllok- dotacioneve do të transferohen 363 milionë euro.