Gjatë fundjavës, paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa gjatë orëve të pasdites në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri atmosferike me reshje shiu të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
Moti të shtunën, më 29 gusht, do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.
Lokalisht, proceset do të jenë në formë stuhie, me reshje të rrëmbyeshme, erë të fuqishme dhe kushte për breshër. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 36 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Gjatë orëve të pasdites, në disa pjesë do të ketë paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të luginës, proceset do të jenë në formë stuhie, me shi të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme dhe kushte për breshër.
Në javën e re të punës, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me mundësi për paqëndrueshmëri të dobët lokale gjatë orëve të pasdites.

