Një lajm i jashtëzakonshëm vjen pas vetëm 48 orësh nga nisja e apelit për Xhabirin.
Falë zemërgjerësisë dhe solidaritetit të jashtëzakonshëm të njerëzve, familjarëve, miqve dhe veçanërisht diasporës, deri tani janë mbledhur plot 55,318 euro për trajtimin e Xhabirit. 🙏❤️
Familja e tij shprehet se ka mbetur pa fjalë përballë kësaj mbështetjeje të madhe. Fondet e mbledhura pritet të jenë të mjaftueshme për të mbuluar trajtimin aktual mjekësor dhe qëndrimin e tij në spital.
Për këtë arsye, familja ka vendosur të ndalojë thirrjet aktive për donacione, ndërsa fushata do të mbetet e hapur për përditësime mbi gjendjen dhe shërimin e Xhabirit.
Faqja do të qëndrojë gjithashtu e hapur si masë sigurie, në rast se gjendja e tij shëndetësore kërkon në të ardhmen ndonjë trajtim apo ndërhyrje të papritur.
“Nga thellësia e zemrave tona, faleminderit. Ju i dhatë Xhabirit një shans real për të mbijetuar dhe, mbi të gjitha, na dhatë shpresë kur kishim më shumë nevojë për të.” ❤️
Ky është një shembull i jashtëzakonshëm se çfarë mund të bëjë solidariteti kur të gjithë bëhemi bashkë.
Tani lutjet tona janë që Xhabiri të vazhdojë të luftojë dhe të kthehet sa më shpejt pranë familjes së tij. Zoti e ndihmoftë dhe i bekoftë të gjithë ata që kontribuuan, shpërndanë apelin dhe u lutën për të

