Lajçak njofton për takimin e ekspertëve të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për targat
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se janë takuar ekspertët e delegacioneve të Kosovës e Serbisë për targat.
Ai përmes një shkrimi në Twitter tha se delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve, përcjell Klankosova.tv.
“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot për takimin e dytë të Grupit Punues për Targat në Bruksel. Delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve”, shkroi Lajçak.
Tutje, Lajçak tha se inkurajon që të gjendet një zgjidhje e përheshme.