Via est vita!
Sot, edhe zyrtarisht, nisim punimet për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, një nga arteriet më të rëndësishme infrastrukturore për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën
.
Për më shumë se një dekadë, kjo autostradë ishte më shumë një premtim politik sesa një realitet konkret. Shërbeu rregullisht si argument elektoral; disa herë u pre shiriti i nisjes së punimeve, shumë herë u parashikua në buxhetin e shtetit, por në fund gjithçka përfundonte në një rrugë pa rrugëdalje.
Nga sot, këtij hendeku po i vjen fundi. Sot po hapet perspektiva reale e ndërtimit të rrugës.
Sepse rrugët nuk lidhin vetëm qytete apo shtete. Ato lidhin njerëzit me mundësitë, ekonomitë me tregjet, komunitetet me njëra-tjetrën dhe vendet me zhvillimin e përparimin.
Që nga Roma e lashtë, rruga është parë si simbol i jetës, lëvizjes dhe qytetërimit. Edhe Theodore Roosevelt e shihte infrastrukturën dhe rrugët si një nga shenjat e fuqisë dhe qytetërimit të një shoqërie. Historia na mëson se aty ku ndërtohen rrugë, hapen edhe mundësi të reja për tregti, zhvillim ekonomik, komunikim dhe përparim.
Dhe nuk është rastësi që pikërisht sot, në ditëlindjen e shkupjanes më të famshme në botë, humanistes dhe nobelistes Nënë Terezë, ne nisim ndërtimin e një rruge që do të lidhë njerëzit.
Ajo eci në këmbë shtigjeve të botës për t’u afruar me njerëzit. Ne sot ndërtojmë një shteg të ri për t’i afruar njerëzit me njëri-tjetrin.
Sepse rrugët nuk janë vetëm asfalt dhe beton. Rrugët janë lidhje. Janë ura mes njerëzve, kulturave, ekonomive dhe mundësive.
Prandaj, sot, më shumë se kurrë:
Të gjitha rrugët çojnë në Bllacë!s

